Me këtë truk, nuk do të keni nevojë për kondicioner për t’i shpëtuar vapës

schedule14:57 - 17 Korrik, 2022

schedule 14:57 - 17 Korrik, 2022

Gjatë këtyre ditëve të nxehta, përdorimi i kondicionerit për t’u freskuar është i pashmangshëm. Megjithatë, jo të gjithë kanë një kondicioner në shtëpi dhe për këtë arsye përdorin metoda të tjera. Një ndër ta është përdorimi i freskueses. Por nëse provoni këtë truk, nuk do ta ndjeni vapën në shtëpi.

Ajo që duhet të bëni është që të vendosni një enë me akull përpara freskueses. Kur flladi fillon të fryjë mbi akull, freskuesja do të fryjë ajër të freskët që do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Kjo do të vazhdojë derisa akulli të shkrihet, pastaj thjesht mund të shtoni më shumë akull.

Një leckë e lagur ose një peshqir i vogël i njomur në ujë të ftohtë, i vendosur mbi freskuese gjithashtu mund të funksionojë. Gjithashtu, në vend të kubeve me akull mund të vendosni një shishe plastike me ujë të ngrirë përpara dhe do të merrni të njëjtin rezultat. /abcnews.al