Me këtë truk do të bini në gjumë për 10 minuta

schedule22:54 - 11 Shkurt, 2022

schedule 22:54 - 11 Shkurt, 2022

Pagjumësia është problem për shumë njerëz. Rossi Osmun, eksperte e gjumit, ndau këshillat e saj për t’i dhënë fund këtij shqetësimi, i cili mund të rrezikojë shëndetin e njerëzve.

Shmangni dremitjen gjatë ditës

Dremitja gjatë ditës mund të prishë orarin tuaj të gjumit, duke bërë që të shkoni vonë në shtrat gjatë natës.

Ndaloni së shikuari orën

Është e vështirë t’i rezistosh një vështrimi kureshtar të orës, për të parë sa kohë ka mbetur deri në mëngjes. Megjithatë, obsesioni me kohën mund të shkaktojë vetëm stres dhe përfundimisht ta bëjë më të vështirë të biesh në gjumë.

Ftohni dhomën

Temperatura perfekte e dhomës së gjumit është rreth 20 gradë. Nëse dhoma juaj është shumë e nxehtë, mund të kontribuojë gjithashtu në një rritje të temperaturës së trupit, e cila nga ana tjetër mund ta bëjë më të vështirë të bini në gjumë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!