“Me këtë sëmundje nuk bëhet neglizhim”: Berisha zbulon si e kalon karantinën

schedule23:38 - 26 Mars, 2020

schedule 23:38 - 26 Mars, 2020

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se si e kalon karantinën. Berisha tha se mundohet të mos bëjë ndonjë ndryshim të veçantë në përditshmëri, dhe se kryesisht bën aktivitet fizik dhe lexon thuajse gjatë gjithë ditës.

Ish kryeministri bëri edhe një apel për të gjithë shqiptarët, duke thënë se me këtë virus nuk duhet bërë asnjë neglizhim.

“Absolutisht unë përpiqem të bëj atë jetën time të përditshme pa ndonjë ndryshim të veçantë. Bëj atë aktivitetin fizik dhe lexoj tërë ditën. Apeli im është ky, të ndërgjegjësohemi çdo ditë, sepse jemi në një mision të mbrojtjes së vetes tonë, të familjes, të shoqërisë. Me këtë sëmundje nuk mund të bëhet asnjë neglizhim. Kjo është thirrja ime për qytetarët. Sikundër i përcjell një mesazh mjekëve tanë, t’u shpreh nderimin dhe mirënjohjen. Shoh mospërfshirjen e mjekut të shtëpisë në këtë proces”, tha Berisha në “Opinion.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!