Arben Meçe u shpreh Referendumi ka rëndësi për zhbllokimin e vendimmarrjeve.
Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Meçe shtoi se me këtë opozitë apo këtë raport të krijuar në politikë nuk arrihet kompromis dhe PS ka parë mundësinë për gjetjen e mekanizmave të tjerë.
“Janë dy komisione një për reformën territoriale dhe një për zgjedhore që janë të bllokuara. Sistemi ligjor nuk duhet të jetë asnjëherë bllokues. Referendumi kushtetues është detyruar. PS po prodhon një mekanizëm për të zhbllokuar vendimmarrje të domosdoshme në Kushtetutë. Me këtë opozitë apo këtë raport në politikë nuk arrihet kompromis dhe tashmë duhet të gjesh mekanizëm tjetër. Opozita merr pjesë në Komisione por është bllokuese”, tha ndër të tjera ai.


