“Më kërkuan Barça, Juve e Reali”, Ribery: S’jam penduar, por kam sakrifikuar shumë

schedule18:10 - 8 Prill, 2022

schedule 18:10 - 8 Prill, 2022

“Futbolli është jeta ime dhe ende sot jam i lumtur në fushë. Ndihem mirë dhe mund t’ua përcjell përvojën time lojtarëve më të rinj”, kështu do ta niste intervitën për “Tottosport” Ryberi në prag të ndeshjes që Salernitana do të luajë me Romën në Seria A ditën e diel.

Ndër të tjera ish-lojtari i Bayern Munich ka zbuluar edhe disa prapaskena që kanë të bëjnë më të kaluarën e tij, teksa ka theksuar se skuadra “big” si Barcelona, Juventus dhe Real Madrid kur drejtohej nga Jose Mourinho kanë kërkuar shërbimet e tij, por skuadra bavareze se ka lejuar të largohet pasi ishte një lojtarë i rëndësishëm për gjermanët.

“Kam bërë shumë sakrifica gjatë karrierës sime. Pavarësisht nëse objektivi është mbijetesa në Ligën e Kampionëve apo Serie A, ju duhet të jeni të uritur për të fituar dhe të keni pasion.

Do të jetë mirë të takoj Mourinhon. Ai kurrë nuk ka qenë trajneri im, por ne kemi qenë gjithmonë në marrëdhënie të mira. Jemi takuar shumë herë në Ligën e Kampionëve dhe kemi folur gjithmonë pas ndeshjeve. Ai më donte në Real Madrid në të kaluarën, por Bayerni nuk më la të shkoja.

Barcelona dhe Juventusi gjithashtu më thirrën, por nuk jam penduar, jam krenar që kam kaluar 12 vjet në një klub gjigant si Bayern Munich, ku fitova gjithçka dhe shkrova faqe të rëndësishme në historinë e klubit”, është shprehur francezi i cili thekson se nuk është penduar aspak pse qëndroi në Gjermani, pasi me Bayern arriti të fitonte 23 trofe në 12 sezone që ka mbajtur veshur fanellën bavareze.

Kujotjmë se Ribery nuk e ka gjetur ende rrjetën këtë sezon në Serie A, por ka dhënë dy asistime në 18 paraqitje në kampionatin italian. Ky është sezoni i tij i tretë në Itali. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!