“Me kë fiton Elbasani me arsimin apo filxhanin”, Rama ironizon listën e kandidatëve të opozitës

schedule12:19 - 10 Mars, 2021

schedule 12:19 - 10 Mars, 2021

Kryesocialisti Edi Rama në konferencën e tij për mediat ka bërë një krahasim në lidhje me emrat e kandidatëve të koalicionit opozitar dhe emrave të kandidatëve të PS-së.

Në këtë analizë Rama ka krahasuar me foto të gjithë emrat, ndërkohë që nuk ka munguar edhe komenti i tij “thumbues” në lidhje me kandidatët.

‘Me kë fiton Tirana? Majko dhe Mesila më kë fiton? Balluku apo Dash Shehu?

Shpëtim Idrizi, njëriu që fiton me grekun dhe i del gjak në televizor mbasi i del gjumi në drekë, apo Romina Kuka. Kanë kaluar 10 vjet dhe janë po këto figura!

Me kë fiton drejtësia, Meta apo Gjonaj? Do të më thoni nuk kandidon për deputet, ky është kryedeputeti i asaj skuadre, etja e vazhdueshme e çon në gulçime të vazhdueshme për të ndalur drejtësinë e re. Parafytyroni sikur me 25 prill të mos zgjidhjet kjo po ky.

Po kështu ai vijoji me Durrësin dhe me qarqet e tjera ku i vendosi përball kandidatët.

Me këtë fiton Durrës, me Palokën apo Ekonomin. Po Berati me kë fiton? Ja Kavaja, me këtë fiton Kavaja me Grida Dumën apo Etjen Xhafajn, gridare gridare oooo! Me kë fiton arsimi me Evisin apo filaxhanin (Monika Kryemadhi). Me kë fiton Dibra me shërbetorin publik të bashkisë Londrës apo arratisurin nga bashkia e Kamzës. (Lavdrim Krrashi dhe Xhelal Mziu). Zgjedhja për Korçën, me kë fiton me zonjën majtas, (Olta Xhaçka) apo lakuriqin e natës (Ervin Salianji). Me kë fiton Vlora, ky është Leskua në restorant, është në restorant, nga një betejë në restorant, mes miqsh pasi ka përfunduar rakinë e lumit në Vlorë. Dje sikur kishit dhënë dorëheqjen, po sot i kanë dalë avujt. Mark Marku, ky është ministri i arsimit, s’po flas më!”, është shprehu Rama.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!