“Më kanë zaptuar pronat”, qytetari lidhet me zinxhirë para bashkisë së Lezhës

schedule10:25 - 3 Mars, 2021

schedule 10:25 - 3 Mars, 2021

Problemi me pronat ka nxjerrë një ish-pronar në proteste para bashkisë së Lezhës. Siç raporton gazetari Gjergji Figuri, Huanito Martini është lidhur me zinxhir në shtyllën e dritave pranë bashkisë.

Para kamerave ai thotë se nuk po i jepet drejtësi. Martini tregon që në fshatin Balldren, janë me dhjetëra hektarë që i janë zaptuar.

Protestuesi shprehet se për problemin e tij ka vënë në dijeni edhe kryebashkiakun Pjerin Ndreu, ndrëkohë që i bën thirrje edhe kryeministri Rama dhe Presidentit Ilir Meta.

“Mua më ka vdekur edhe motra aty. Kemi kujtime, hidhërime aty. Kërkojmë njohjen e pronarëve legjitimë të këtij vendi. IKMT, bashkia, i kam bërë thirrje edhe Pjerin Ndreut. Përgjigja e tyre është se ata lejojnë të ndërtojnë në tokat e pronarëve të vjetër. I them kryeministrit zbato ligjin dhe Presidentit respekto Kushtetutën. Do përgatis edhe grevë urie. Nuk e gëzon asnjë pronën e babait tim. Nuk po gjej zbatim”, thotë ai.

Ndërkaq, forcat e policisë kanë ndërhyrë dhe e kanë larguar protestuesin. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!