“Më kanë pëlqyer diskot në Mançester, ja pse nuk u transferova te Chelsea”

schedule17:21 - 5 Prill, 2020

schedule 17:21 - 5 Prill, 2020

Ylli brazilian, Robinho, tani 36 vjeç, zbuloi në një intervistë për spanjollen Marca prapaskenat se si dështoi transferimi te Chelsea: “Objektivi im ishte të shkoja te Chelsea. Por bisedimet e bëra mes Real Madrid dhe drejtuesve të Chelsea përfunduan keq.

Ata nuk pëlqyen faktin që Chelsea kishte nisur të shiste bluza me emrin tim, përpara se të arrihej marrëveshja. Unë nuk pendohem që u largova nga Madridi. Por më vjen keq që bëra një gabim me ta kur u largova.

Madridi ishte klubi që më hapi dyert e mia dhe më ofroi mundësinë për të pushtuar Evropën. Më mungonte pjekuria dhe aftësia për të ndaluar, të mendoja më shumë dhe të konsideroja pasojat para marrjes së vendimeve. Vetëm mosha dhe përvoja mund t’ju japin këtë.”

Robinho shtoi: “Nëse pendohem për diçka që nuk i kam dhënë Manchester Cityt, është një titull kampion: është e vetmja gjë që më bën pak të trishtuar.

Më ka pëlqyer Mançester, klubi, restorantet, por le të mos harrojmë diskot. Më pëlqen të argëtohem, jam brazilian. Por djemtë anglezë dolën më shumë se ne brazilianët! Joe Hart ishte gjithmonë jashtë, Micah Richards dhe Shaun Wright-Phillips”, u shpreh braziliani Robinho.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!