Tiranë – Ramazan Shahini., 31 vjeç dhe Majlon Hoxhaj., 33 vjeç janë proceduar penalisht pasi akuzohen për një sherr të ndodhur mes tyre dhe disa personave të tjerë.
Sipas policisë fillimisht është denoncuar se ka ndodhur një grabitje të personit Ramazan Shahini, ndërsa më pas vetë ky person ka deklaruar se nuk është grabitur por që ka harruar celularin në një vend tjetër.
Më pas po ky person ka hedhur dyshime që e kanë goditur persona të armatosur, ku pas verifikimeve të Policisë dhe këqyrjes së pamjeve filmike ka rezultuar se ka patur një konflikt fizik midis Ramazan Shahini dhe Majlon Hoxhaj., pa përdorimin e armës apo sende të forta.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, proceduan në gjendje të lirë shtetasit R. Sh., 31 vjeç dhe M. H., 33 vjeç, të dy për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Rrjedhja e ngjarjes:
Në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë që shtetasin R. Sh, e kanë grabitur persona të paidentifikuar. Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë dhe kanë marrë kontakt me këtë shtetas i cili ka deklaruar se nuk është e vertetë që e kanë grabitur, por që e ka harruar telefonin diku tjetër.
Më pas po ky shtetas ka hedhur dyshime që e kanë goditur persona të armatosur, ku pas verifikimeve të Policisë dhe kqyrjes së pamjeve filmike ka rezultuar se ka patur thjesht një konflikt fizik midis R. Sh dhe M. H., pa përdorimin e armës apo sende të forta.
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. /abcnews.al/