Me kampera në Shëngjin/ Turistë nga e gjithë Europa ndalen në “Ranën e Hedhun”

schedule15:34 - 22 Tetor, 2024

schedule 15:34 - 22 Tetor, 2024

Turizmi i ruloteve po funksionon me se miri ne Shengjin. Jane vete te huajt qe e kane reklamuar zonen dhe terheqin njeri tjetrin. Ata janë dashuruar me peisazhin, plazhin dhe qetësinë që gjejnë tek Rana e Hedhun. Pavarsisht se bashkohen ne nje vend dhe jane te rastesishem, kur ndodhen tek Rana e Hedhun ju duket se jane ne shtepi dhe e konsiderojne njeri tjetrin si familje. Gjermane, franceze, hollandeze e te tjere turiste nga europa perendimore e kane kthyer Shengjinin dhe zonen e Ranes se Hedhun ne destinacionin e preferuar. Per eksperiencen e tyre ju flasin edhe miqve, por edhe atyre qe me pare kane hezituar te vizitojne Shqiperine.

“Ne e pame kete vend ne instagram nga miqte tane dhe vendosem te vijme ne Shqiperi. Ne kemi disa miq qe gjithmone na thonin se ketu eshte nje vend i bukur por ne vendosem ta shohim vete dhe padiskutim qe mund te them qe ia vlejti. Ndihemi si ne shtepi ketu se bashku me shqiptare, gjermane, franceze e hollandeze. Ne kete vend kemi ate qe deshiron, nje plazh me rere dhe jo me gure, nje zone e mrekullueshme ku mund te qendrosh”.

“Ne jemi per te disaten here ne Shqiperi, ne nje vend te bukur me njerez te mrekullushem, por eshte hera e pare qe vime ne Shengjin. Miqve do tu them se gjetem njerez te mrekullueshem, ambjet te mrekullueshem, pra gjera shum pozitive qe te relaksojne ketu”.

“Ne e pame nga Gjermani ne Youtube kete zone pasi ishin disa qe udhetojne me kampera qe e kishin publikuar. Ne kishim udhetuar me pare ne Kosove dhe ishte nje rruge shume e shkurter per te ardhur deri ketu. Sa here qe kthehem ne gjermani ju flas te gjitheve per Shqiperine duke ju thene se duhet ta vizitojne sepse shume gjermane kane pak frike te vizitojne Ballkanin ne pergjithësi”.

“Une jam prej 3 ditesh ketu, do te qendroj edhe me shume e me pas do te shkoj ne Tirane, por do te deshiroja te qendroja gjithmone ketu. Eshte nje pamje e bukur, eshte mire te punosh prej ketu, vendi dhe njerezit ketu jane perfekt”.

Vetem prej gushtit deri deri me tani ne kete zone jane rreth 800 rulote qe jane ndaluar per te qendruar tek Rana e Hedhun dhe sigurisht me deshiren per tu rikthyer./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!