“Më ka zhveshur djalin dhe e ka ngacmuar,” 40-vjeçari hedh poshtë akuzat: Po pata faj më varni në mes të fshatit

schedule19:34 - 13 Tetor, 2022

schedule 19:34 - 13 Tetor, 2022

Reagon 40-vjeçari D. M., i akuzuari për ngacmim të një djali me probleme të shëndetit mendor në Korçë.  Ai ka hedhur poshtë akuzat që janë hedhur ndaj tij dhe është shprehur se është gati që të hetohet nga policia.

Ai thotë se është baba i tre fëmijëve dhe se ata kanë frikë që të dalin nga shtëpia sepse ata që e akuzojnë i godasin me gurë.

Lexo edhe: Denoncoi komshiun në polici, flet 55-vjeçarja: Më ka rrahur dhe ngacmuar seksualisht djalin sistematikisht

“Nuk pranoj asnjë prej akuzave, komshinjtë e mi kanë probleme mendore, jam gati të vijë policia dhe të hetojë gjithçka. Në rast se vërtetohet edhe gjëja më e vogël mund të më varni në mes të fshatit. Më është dëmtuar imazhi, jam babai i tre fëmijëve që kanë frikë të dalin nga shtëpia sepse ajo familje i godet me gurë. Turp për policinë e cila nuk merr masa dhe dëmton imazhin e një njeriu të thjeshtë si unë.”

Në mbrojtje të tij kanë dalë banorët e fshatit të cilët në shenje proteste janë shprehur se ai nuk është problematik.

“D. është një djalë i mirë, nuk është fare problematik dhe nuk ka bërë asgjë nga këto që thotë ajo familja. Ajo familje është e shkatërruar dhe me probleme mendore. Kërkojmë që të zbardhjet ngjarja, për këtë arsye jemi të gjithë këtu në mbështetje të Dionisit.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!