“Më ka ngacmuar me fjalë”, flet efektivi që vrau kolegun në komisariat

schedule23:03 - 23 Maj, 2022

schedule 23:03 - 23 Maj, 2022

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën, mbrëmjen e sotme. Komisariati nr.3 në Tiranë u kthye në skenë krimi, pasi një efektiv qëlloi kolegun me armën e shërbimit, duke i marrë jetën.

Ludian Zaimi, qëlloi me armën e shërbimit Çaush Saliasin, 55 vjeç, ndërsa ky i fundit ndërroi jetë në spital. Në dëshminë e tij, siç mëson gazetarja Xhensila Kodra, autori ka thënë se viktima e ka ngacmuar me fjalë dhe të gjitha këto i kishte akumuluar.

“Para se të merrnin shërbimin ndodheshim në zyrën e ndarjes së turneve. Kam qenë tejet i mbyllur, më ka ngacmuar me fjalë dhe disa herë ofenduese. I kisha akumuluar të gjitha këto deri në mbrëmjen e sotme”, ka thënë ai.

Lexo edhe: Sherri banal përgjaku komisariatin në Tiranë: Autori i ri në polici, viktima 20 vjet efektiv

Sakaq, ngjarja ka ndodhur përpara se efektivët të merrnin shërbimin. Çaush Saliasi ka marrë 5-6 plumba në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa nuk mundi t’u shpëtojë plagëve. Autori kishte vetëm një vit e gjysmë që ishte bërë pjesë e uniformave blu, ndërsa viktima ishte prej 20 vitesh polic.

Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!