“Më ka kontaktuar menaxheri i tyre”, Daku konfirmon tratativat me klubin holandez

schedule18:38 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 18:38 - 29 Dhjetor, 2020

Mirlind Daku është zbulimi më i madh IPKO Superligës së Kosovës në këtë sezon. Ish-sulmuesi i Kukësit ka shpërthyer te Ballkani dhe është padyshim golashënuesi më i mirë i këtij viti, por ka vrarë edhe garën për Këpucën e Artë të sezonit, duke e kaluar që tani shifrën e 20 golave.

Forma e tij e frikshme nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga klube të mëdha europiane, që duan ta afrojnë dhe përfitojnë nga shërbimet e tij.

 

Aktualisht në pronësi të kroatëve të Osijek, i huazuar te Ballkani deri në fund të sezonit, 22-vjeçari tregon për Indeks Online se ka pasur ofertë konkrete për merkaton e janarit.

Daku shprehet se ish-klubi i Milot Rashicës dhe aktuali i Armando Brojës, Vittesse i ka bërë ofertë, por sulmuesi dardan mendon se do qëndrojë deri në verë te Ballkani.

“Një menaxher i ekipit holandez të Vittesse më ka kontaktuar. Menaxheri im po merret me këtë çështje. Jam i lumtur te Ballkani dhe besoj se do qëndroj këtu deri në fund të sezonit”, u shpreh Daku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!