Si një ndër personazhet më të komentuar të muajve të fundit, Bora Zemani ka thyer heshtjen dhe ka folur për gjithçka. Moderatorja, e cila është bërë kryefjalë e mediave për shkak të raportit me Donald Veshaj, ka sqaruar se nuk është rikthyer me aktorin e humorit, ndryshe nga çfarë është përfolur.
Moderatorja sqaron se nuk ka pasur kurrë një udhëtim në Vjenë, një takim në shtëpinë e saj apo në ambientet e televizionit ku punon. Bora pranon se aktori i humorit i ka kërkuar falje publikisht dhe personalisht ndërsa shtoi se për momentin nuk ka asgjë.
“Jo nuk ka duet së shpejti. Nuk ka klip të xhiruar jashtë. Nuk ka pushime bashkë. Nuk ka kafe në ambientet e Top-it. Nuk ka varëse në qafë. Nuk ka ftesë në emisionin e parë. Nuk ka ftesë në Prime. Nuk ka njerëz të tjerë për të dërguar të falat. Nuk ka marrëdhënie familjare, raporte pune më vëllain tim, nuk ka video funny në TikTok për kundërpërgjigje etj etj.
Është kaluar çdo limit duke nxjerrë shtëpinë time nëpër portale! Është shumë personale! E aq më tepër duke gënjyer për një makinë të rastit ngjyrë gri, me targë tjetër të parkuar poshtë ( shumë thjesht e kuptueshme që nuk bëhet fjalë për makinën blu të fotografuar dikue tjetër). Dedikime?! Po, ka!
Edhe unë mendoj si ju. Edhe kërkesë falje, ka! Personalisht dhe publikisht. Ndoshta sepse një pjesë e kësaj historie u bë publike. Por ndihem e detyruar të them fjalën time pasi shoh që ka shumë gënjeshtra sesa të vërteta ndaj po e përmbledh…Për momentin ka ASGJë! Tani të shohim përpara e të respektojmë pak më shumë njëri-tjetrin!”, shkruan Bora Zemani. /abcnews.al