Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Më ka humbur”, pranga oficerit në Greqi, dha me qira radion grabitësve, u merrte nga 2 mijë euro

schedule18:01 - 7 Qershor, 2021

schedule 18:01 - 7 Qershor, 2021

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Greqi, ku një oficer policie ra në pranga për shkak se akuzohet për bashkëpunim me disa hajdutë.

Sipas asaj që raportohet në mediat greke oficeri i arrestuar u kishte dhënë me qira për 2 mijë euro radion dy hajdutëve, në mënyrë që ata të kryenin krimet e tyre dhe më pas të mund të largoheshin.

Ngjarja ka ndodhur në jug-lindje të Atikës, ndërsa policia sqaron se oficeri kishte deklaruar se i ka humbur radio, ndërsa krejt e kundërta kishte ndodhur në të vërtetë.



Pas zbulimit të këtij rasti oficeri u burgos ndërsa pritet të përballet me vendimin që gjykata do të caktojë për të.  e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!