“Më jep një cigare”, batuta e të mbijetuarit nga tërmeti pas 109 orësh në rrënoja

schedule14:54 - 10 Shkurt, 2023

schedule 14:54 - 10 Shkurt, 2023

Një çift i martuar janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat në Iskenderun, afërsisht 100 milje nga epiqendra e tërmetit të parë. Haci Murat Kilinc dhe gruaja e tij, Raziye, u pritën me brohoritje teksa u nxorrën nga rrënojat 109 orë pas katastrofës.

Kilinc me shaka kërkoi cigare dhe çaj ndërsa ishte ende i bllokuar në një përpjekje për të rritur moralin e punonjësve të shpëtimit, tha njëri prej tyre.

“Zoti është i madh” , u dëgjuan brohoritjet e turmës  dhe të punonjësve të  shpëtimit të cilët qanë teksa nxorrën çiftin nga rrënojat.

/abcnews.al