Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Matit pasi dyshohet se ka kanosur dhe me anë të shtrëngimit i ka marrë një shumë parash një 20-vjeçari.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, si dhe në bazë dhe të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e shtetasit Rr. Ç., 21 vjeç, banues në Elbasan.
Sipas policisë dyshohet se më datë 04.08.2022, ky shtetas, me anë të shtrëngimit, i ka marrë një shumë parash shtetasit K. S., 20 vjeç, banues në Burrel dhe e ka kanosur atë se do t’i shpërndante video personale, në rrjete sociale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/