“Më jep ato lekët borxh..”, pse u ekzekutua në mes të rrugës Taulant Beqiraj në Vlorë

schedule10:40 - 5 Mars, 2021

schedule 10:40 - 5 Mars, 2021

Ekzekutimi i Taulant Beqirajt dy ditë më parë në rrugën Transballkanike në Vlorë ka ndodhur pas sherrit për një borxh.

Burime bëjnë me dije se mes tij dhe autorëve ka patur një debat pak minuta para ngjarjes, pasi ata i kërkuan Beqirajt kthimin e një borxhi që u kishte.

Mësohet se Beqiraj nuk ka pranuar t’u kthejë borxhin duke theksuar se nuk kishte parta me vete. Ndërkohë që ndodhte kjo, në debat e sipër autorët dhe viktima janë sharë dhe kërcënuar me njeri-tjetrin.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Momenti i vrasjes së djalit të ish-policit në Vlorë

Më pas, Beqiraj është larguar nga lokali ku po debatonin me Skerdjan Gabranin, Elton Hajnajn e Hans Jonuzajn me një makinë me xhama të zinj. Pasi zbriti nga makina, Beqiraj ka ecur disa metra në këmbë, ndërkohë që nuk e dinte që po ndiqej nga një makinë tip “Ford” ku ndodheshin autorët.

Lexo edhe: EMRAT/ Vrasja e 31 vjeçarit në Vlorë, identifikohen dy bashkëpuntorët e shpallur në kërkim

Pasi zbritën nga makina, siç duket edhe në videon e siguruar ekskikluzivisht nga ABC, autorët qëllojnë me breshëri automatiku duke e lënë Beqirajn të vdekur në vend.

Dyshohet se pas kësaj ndaj makinës së autorëve është qëlluar me armë zjarri. Ka të dhëna që të shtënat kanë qenë prej shokëve të Beqirajt, gjë për të cilën prokuroria është duke hetur ende. /abcnews.al