“Më jep 7 mijë euro dhe nuk të arrestoj”, lihet në burg agjenti i “Fast Albania”

schedule15:57 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 15:57 - 1 Dhjetor, 2021

Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për agjentin e policisë “Fast Albania” Sokol Fana, që i kërkoi 7 mijë euro Klodjan Hajdërllit në këmbim të mos arrestimit.

Polici, Sokol Fana, akuzohet për “Mashtrim” dhe “Shpërdorim detyre”.

Gjykata e shkallës së parë Elbasan kishte vendosur si masë sigurie arrest në burg për policin.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!