Me jelek anti-plumb, flet shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

schedule14:52 - 12 Nëntor, 2021

schedule 14:52 - 12 Nëntor, 2021

Shqiptarja Klodiana Çela që plagosi pasditen e djeshme me armë zjarri ish-partnerin e saj grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës. Me jelek anti-plumb, e rrethuar nga eficerët e policisë shqiptarja ka dalë përpara gjykatës në Athinë. Akuzat që rëndojnë mbi të janë vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Lexo edhe: Shqiptarja e qëlloi dhe tentoi të merrte vajzën, ajo refuzoi dhe po qante pranë trupit të babait: Mami nxorri armën nga çanta

Teksa ishte duke u futur në gjykatë ajo, referuar ish-partnerit tha për mediat se “Ai më rrëmbeu vajzën për pesë vjet dhe e dhunoi dhe prokurori nuk bëri asgjë. Unë kam shpëtuar me jetë fëmijën tim. Nuk doja ti ndodhte askujt asgjë e keqe. Unë mendova për fëmijën tim se nuk e kisha parë për pesë vjet.

Ai i dha drogë dhe e dhunoi. Ai bëri gjithçka për pronën time, bashkë me mjekë të tjerë. Mjekë të famshëm që dalin nëpër kanale dhe flasin për mbrojtjen e qytetarëve. Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën… Unë dua fëmijën tim, asgjë tjetër” tha ajo.

Në momentin që Klodiana Çela largohet, njëra prej familjareve të shqiptares dëgjohet t’i thotë “të lumtë dora“. Vajza 13-vjeçe që pa me sy të gjithë ngjarjen u dërgua në departamentin e të miturve për t’u asistuar nga psikologët. Ajo u tha atyre se donte të qëndronte me të atin pasi ai ishte kujdesur gjithmonë për të./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!