TIRANË- Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi qëndrimin e Shqipërisë ndaj armëpushimit në Lindjen e Mesme dhe raportet me Iranin, të cilat prej shumë kohësh janë mbyllur.
Sipas Minxhozit, reagimi i Shqipërisë pasqyron një afrim drejt qëndrimeve evropiane mbi krizën atje, duke ruajtur ekuilibrin mes angazhimeve historike dhe situatës aktuale.
Ai theksoi se marrëdhëniet me Iranin janë tashmë të përfunduara, duke përmendur përzënien e ambasadës dhe hakerimin masiv të bazës së të dhënave shtetërore.
Sipas Minxhozit, në të gjithë situatën problematike mbetet rezoluta e votuar rreth tre javë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, ku Irani shpallej si shtet sponsor i terrorizmit.
“Kontrata na çon drejt Evropës, ndërkohë që ndjenjat tona më të sinqerta na çojnë drejt Amerikës, kjo është konstante në çdo lloj qëndrimi, aq më tepër në situata të tilla, që në raport me Iranin jemi angazhuar herët, tashmë s’ka ngelur më të rregullojmë apo të prishim diçka me një deklaratë, sepse mes nesh dhe Irani janë shkëmbyer disa akte të forta, është përzënë ambasada, hakërrimi masiv i database tonë shtetëror. Këtë reagim e shoh si afrim rreth qëndrimit evropian për krizën.