Juventus dhe Manchester City realizuan një shkëmbim verën e kaluar. Joao Cancelo u transferua te kampionët e Anglisë, ndërsa në Torino shkoi braziliani Danilo. Portugezi u vlerësua 60 milionë sterlina nga Juventusi dhe City pagoi edhe 27.4 milionë sterlina përveç kartonit të Danilos.
Aventura e Cancelos në Premier League nuk po shkon mirë dhe deri tani është aktivizuar në 15 ndeshje mes kampionatit, FA Cup dhe Champions League. Marca raporton se dy ekipe po ndjekin me interes 25-vjeçarin dhe dëshirojnë të sigurojnë shërbimet e tij në janar.
Valencia, ekipi ku lojtari shpërtheu, dhe Bayern Munchen janë gati për të bërë ofertat e tyra për Cancelon, por në fillim duhet bindur Pep Guardiola. Trajneri spanjoll është i lëkundur në lidhje me largimin e mbrojtësit të djathtë dhe gjithçka varet edhe nga shuma që ofron klubi spanjoll dhe gjiganti gjerman. /abcnews.al