Ndeshja e parë mes Napolit dhe Barcelonës u mbyll pa fitues. Mertens shënoi golin e parë, por Griezmann barazoi ndeshjen në pjesën e dytë, në të vetmen goditje në portë që kryen miqtë. UEFA zgjodhi më të mirin e ndeshjes dhe ai ishte Sergio Busquets.
Mesfushori ishte protagonist në golin e katalanasve me pasimin fantastik për Semedo. Portugezi dërgoi topin në zonë dhe Griezmann nuk gaboi përballë Ospina. Vendimi i UEFA-s nuk i ka pëlqyer aspak Christophe Dugarry, ish-kampionit të botës me Francën.
“Buquets më i miri në fushë? Paraqitja e tij ishte e pështirë, siç ishte ndeshja në përgjithësi. Busquets luajti njësoj siç do të luante babai im“, ironizon ish-sulmuesi në një prononcim për mediat franceze. /abcnews.al
Dugarry après Naples-Barcelone : « Ce match, c’était dégueulasse. Busquets ? On dirait mon père qui joue. »
A la fin du match Sergio Busquets a été élu homme du match ??
Encore une Masterclasse ??? pic.twitter.com/l3I6GtsGBB
— La Minute Football (@minutefootball) February 25, 2020