Chelsea fitoi 0-2 përballë Portos në Portugali mbrëmjen e kaluar, rezultat që afron “Blutë e Londrës” me gjysmëfinalet e Champions League. Jorginho u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes nga UEFA. Mesfushori, i cili dhuroi asistin e golit të parë (realizoi Mason Mount), foli për faqen e UEFA-s rreth triumfit ndaj “Dragonjve të Oportos”.
“Nuk duhet të mendojmë se jemi kualifikuar në gjysmëfinale, duhet të ruajmë qetësinë dhe përqendrimin. Asisti për Mount? E pashë që ishte në një pozicion të mirë. Ishtë një pasim i bukur nga ana ime, me fuqinë e duhur që e lejonte të kthehej dhe të godiste portën.
2️⃣2️⃣ yrs 8️⃣7️⃣ Days
Mason Mount became the youngest goal scorer for Chelsea in Champions League knock out .#UCL #PORCHE— Sports Freak (@OfficialSfreak) April 8, 2021
Ishte shumë e rëndësishme që e mbajtëm portën e paprekur, pasi nuk na kishte lënë një shije të mirë pësimi i pesë golave në kampionat kundër WBA. Nxorëm mësime nga ajo humbje, e kemi të qartë sesa thelbësore është të mbrohesh mirë“, deklaroi mesfushori italian. /abcnews.al