Legjenda kolumbiane, Gabriel Ochoa Uribe, është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare. Një emër i njohur dhe i suksesshëm, si lojtar dhe trajner në vendin e tij. Uribe e nisi karrierën si futbollist te America De Cali, pa i mbushur 18 vjeç dhe më pas kaloi te Millonaris. Katër tituj kampion dhe një kupë me këta të fundit, si lojtar.
América de Cali lamenta el sensible fallecimiento del Doctor Gabriel Ochoa Uribe, quien siempre será recordado como ídolo y el técnico más ganador de nuestra historia.
Nuestras más sinceras condolencias a sus familiares y allegados. ¡Paz en su tumba para EL MÁS GRANDE! pic.twitter.com/0zGUyQA06j
— América de Cali (@AmericadeCali) August 9, 2020
Si trajneri, ish-portieri ishte edhe më i suksesshëm dhe shifrat e tij nuk i ka regjistruar askush. Karrierën si trajner e nisi në vitin 1958 dhe në dy periudha të ndryshme drejtoi edhe kombëtaren kolumbiane. Uribe, me Millonaros fitoi 6 herë titullin kampion, ndërkohë që u shpall kampion edhe me Santa Fe një herë.
Në vitin 1979 mori drejtimin e America de Cali, ku ai kishte nisur karrierën si futbollist dhe ia doli të fitonte 7 herë titullin kampion. Plot 14 tituj si trajner, Uribe është më i suksesshmi në ligën kolumbiane. Tani vajtojnë për të, pasi një ditë më parë u nda nga jeta./abcnews.al