“Nuk është karantinë”, është emisioni më i ri me gazetarin Eni Shehu që ka nisur rrugëtim e tij këtë të shtunë në ekranin e ABC.
Emisioni i sotëm nis me një udhëtim në Valbonë, ku vetë gazetari është bërë pjesë e një grupi aktivistësh të cilët kishin marrë për sipër që të pastronin parkun e Valbonës rreth e rrotull.
Skuadra e ABC bashkë me këtë grup guide për destinacionet më të magjishme të veriut u përball me mjaft sfida, ku një ndër to ishte pastrimi i disa zonave ku papërgjegjshmëria e qytetarëve kishte lënë për të dëshiruar.
Ndër të tjera në të gjithë këtë rrugëtim shikohet aksioni i jashtëzakonshëm i pastrimit që ndërmori grupi, i cili rezultoi po aq spektakolar sa edhe natyra e egër që të ofrojne bjeshkët./abcnews.al