“Më helmoi delet”: Flet autori i plagosjes në Lezhë

schedule13:05 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 13:05 - 1 Dhjetor, 2020

Dy fëmijë ndodheshin makinë kur ndaj saj u qëllua të paktën 2 herë me armë zjarri.

Objektivi ishte babai i tyre, 43-vjeçari Hilë Gjini, banor i Balldrenit, i cili mbeti i plagosur nga dy plumba në bark.

Ai po dërgonte fëmijët në shkollë kur bashkëfshatari Gjergj Gjini i kishte zënë pritë disa metra larg derës së shtëpisë.

69-vjeçari i ka prerë rrugën dhe ka qëlluar drejt makinës së 43 vjeçarit me një pushkë.

Nga plumbat që lanë të plagosur Hilë Gjini fatmirësisht nuk shkaktuan lëndime tek fëmijët e tij të cilët ndodheshin të ulur në ndenjësen e pasme të automjetit.

Hilë Gjini mbeti në makinë për të paktën 30 minuta deri në mbërritjen e ambulancës që e dërgoi në Spitalin rajonal, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori u largua me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa u vu në pranga rreth 2 orë më pas në rrethinat e fshatit Balldre nga Policia e Lezhës falë edhe ndihmës së banorëve të zonës.

Në deklarimet e tij, përpara grupit hetimor 69 vjeçari tha se 15 vite më parë i plagosuri Gjini i ka helmuar delet dhe pas asaj kohe ka pasur gjithmonë konflikte me të.

Ndërkohë edhe oficerët e policisë, hedhin dyshimin se plumbat që desh shkaktuan tragjedi kanë si motiv një konflikt pronësie mes dy familjeve, që banojnë rreth 300 metra larg njëra-tjetrës.

Policia ka marrë në pyetje familjarët të të dy burrave, ndërkohë që pritet të merren edhe deklarimet e të plagosurit për të zbuluar rrënjët e konfliktit.

Nga deklarimet që ka bërë 69 vjeçari, ai pretendon se 15 vite më parë i plagosuri Gjini ka helmuar delet dhe pas asaj kohe ka pasur gjithmonë konflikte me të. Toka ku mbante delet autori është ngjitur me atë të Gjinit, duket se vazhdimisht ka shfrytëzuar këto momente për të krijuar situata konflikti.

Policia ka dyshime të forta se Gjini ka probleme edhe me shëndetin mendor. Pritet që të merren deklarimet e të plagosurit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!