Sarandë- Policia ka reaguar lidhur me 17-vjeçarin i cili dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia duke marrë dëmtime të shumta në kokë dhe në trup.
Policia sqaron se K.K 17-vjeç, po kryente punime hidraulike kur ka rënë nga lartësia. Ai është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë një ndihmë më të specializuar.
Njoftimi i policisë:
Sot, në spitalin e Sarandës është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi K. K., 17 vjeç, i cili dyshohen se është rrëzuar aksidentalisht nga një ndërtese duke kryer punime hidraulike në Ksamil.
Shtetasi K. K., do të dërgohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/