Aktorja e famshme, Sharon Stone ka rrëfyer së fundmi një ngjarje të rëndë që ka përjetuar. Aktorja tregoi eksperiencën e saj kur u godit nga rrufeja, ndërkohë që ishte në shtëpi duke hekurosur.
“Po mbushja hekurin me ujë dhe e kisha njërën dorë te rubineti, ndërsa tjetrën te hekuri. Kishim pusin tonë dhe ai u godit nga rrufeja, ndërsa ajo u përcoll përmes ujit. Më goditi dhe më hodhi përgjatë kuzhinës duke më përplasur për frigoriferi”, ka rrëfyer aktorja 62-vjeçare.
Më tej, Stone tregoi se ndodhej në gjendje të rëndë, dhe u dërgua menjëherë në spital nga mamaja e saj, ndërsa shtoi se ndihet me fat që është shëndoshë e mirë. /abcnews.al