“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë”/ Ironia e Veliajt para se të mbërrinte në SPAK

schedule10:35 - 30 Prill, 2024

schedule 10:35 - 30 Prill, 2024

“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë”, ishte ky postimi i kryer nga kryebashkiaku Veliaj në rrjetet sociale ndërsa i drejtohej këtë të martë Prokurorisë së Posacme.

Shprehja e famshme e Presidentit Amerikan, Frenklin D. Ruzvelt duket është zgjedhur nga kryebashkiaku për të ironizuar kundërshtarët e tij, politikë, por jo vetëm.

Veliaj u pa të mbërrijë në ambjentet e Prokurorisë së poscame rreth orës 9:00 në mëngjes, ndërsa mësohet se më pas do të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës ku do t’i jepet titulli “Qytetar Nderi” Ali Ahmetit dhe një rrugë në Tiranë do të marrë emrin e Remzi Hoxhës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!