Në gjykatën e posaçme ka vijuar procesi për Leonard Dukën i akuzuar si porositës dhe organizator për vrasjen e Santiago Malkos në gusht të 2019-tës. I pandehuri kryesor, Leonard Duka, i njohur si Princi Damian, në seancën e të martës, mohoi të kishte përdorur aplikacion të koduar Sky ECC, por SPAK paraqiti si prova të reja në proces komunikimet mes Leonard Dukës dhe kundërshtarit të tij, Ervis Martinaj, i njohur si “mbreti i bixhozit”, i zhdukur pa gjurmë që nga gushti i 2022.
Në séance Duka ka mohuar perfshirjen e tij në ngjarjen ku mbeti I vrarë ish-efektivi I policvisë Malko që njihej edhe si krahu I djathtë I Ervis Martinajt. I pyetur për një konflikt mes babait të tij dhe Santiago Malkos apo personave të tjerë e Ervis Martinajt, Leonard Duka ka mohuar një gjë tillë.
Nëna e Santiago Malkos e pranishme në seancë iu drejtua me tone të larta Leonard Dukës duke e akuzuar drejtpërdrejt për vrasjen e djalit të saj. Pas këtij episodi menjëherë ndërhynë forcat e sigurisë dhe e përjashtuan nga seanca me urdhër të Gjykatës së Posaçme.
Seanca e radhës u shty për në datën 1 korrik dhe pritet të paraqitet për të dëshmuar Muhamet Duka, babai i Leonard Dukës. Ai duhet të paraqitej të martën, por avokatja kishte sjellë një raport sipas të cilit ai duhet të qëndrojë në regjim shtrati. Bashkë me Leonard Dukën, të pandehur janë dhe vëllai i tij, Erlis Duka, Oltion Loga, Fatmir Hyseni i njohur si Docja, dhe Aleksandër Maxhaku. Prokuroria e posaçma ka dyshime se Leonard dhe Erlis Duka janë organizatërt e vrasjes së Santiago Malkos për shkak të përplasjeve që kishin me Ervis Martinajn./abcnews.al

