Dita e sotme është e veçantë në familjen e politikanes Majlinda Bregu, pasi vajza e saj Kejda feston ditëlindjen.
Padyshim, nuk kishte se si të mungonte edhe urimi publik i politikanes, e cila ka zgjedhur rrjetin social Instagram.
Bregu ka ndarë një foto me të bijën përpara pasqyrës, krah së cilës ka treguar se çfarë e bëjnë atë më të bukur.
“Je shumë më shumë se sa ajo që sheh në selfie. Dhe ti e di këtë.
Është zemra e artë dhe vetë-ironia, ato që të bëjnë të bukur! Gëzuar ditëlindjen!”, ka shkruar ajo.
https://www.instagram.com/p/CFskolBsNIH/?utm_source=ig_embed
Ndërkohë poshtë fotos nuk ka munguar as përgjigja e vajzës e cila ka shkruar: “Të dua mami”. l.k/abcnews.al


