Prej disa kohësh, këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj nuk është e angazhuar vetëm me muzikë. Ajo është tashmë pjesë edhe e biznesit dhe duket se po e shijon shumë këtë periudhë.
Së fundmi, Xhensila ka publikuar një foto nga zyra e saj, ku shihet Ajka e cila ka zënë vendin e mamit e po drejton punën.
“Kemi shumë punë sot”, ka shkruar këngëtarja krah postimit ku shihet Ajka para kompjuterit.
Sa i përket muzikës, kënga më e fundit e Xhensilës ishte në bashkëpunim me Majk dhe Getoarin, “Mëkati jem”./abcnews.al