Sot në familjen e këngëtares, Adelina Tahiri është një ditë ndryshe nga të tjerat, pasi bashkëshorti i saj, Serjoza Markov feston ditëlindjen.
Nuk kishte se si mungonte edhe urimi i Adelinës, e cila ka postuar një foto intime, ku shihet duke u përqafuar me partnerin e zemrës.
Ajo e ka shoqëruar edhe me disa fjalë tepër të ndjera, duke treguar dashurinë e madhe.
“Urime ditëlindjen gjysma ime, faleminderit që të kam”, ka shkruar Adelina përmbi foto.
Kujtojmë që çifti kanë së bashku një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Jon. l.k/abcnews.al