Prej pak vitesh në tregun muzikor, Kida ka arritur të bëhet një ndër këngëtaret më të suksesshme të estradës shqiptare. Bukuroshja nga Kosova ka qenë shumë aktive me projekte muzikore që janë kthyer menjëherë në hite. “Drunk” është prurja më e fundit e saj, që u publikua tre muaj më parë dhe numëron miliona klikime në Youtube.
Përsa i përket jetës personale, ajo është treguar shumë e rezervuar. Megjithëse, nga postimet e rralla që bën për familjen, ajo është treguar dorëlëshuar dhe na ka prezantuar me të ëmën, Valentinën. Kjo e fundit feston përvjetorin e lindjes, dhe këngëtarja ka shkruar disa fjalë të ëmbla për të.

Ajo ka publikuar një fotografi të së ëmës, krahas së cilës shkruan: “Shumë urime ditëlindjen jeta jem, jam ma e lumtura në botë që kom një nanë si ti, të dua mas shumti.”, ka shkruar Kida shoqëruar me dy zemra. Në një tjetër fotografi, shihen të dyja të lumtura teksa përqafojnë njëra tjetrën. /abcnews.al



