Me flamur mbi supe, Mozzik uron 13-vjetorin e Pavarësisë nga Dubai

schedule14:55 - 17 Shkurt, 2021

schedule 14:55 - 17 Shkurt, 2021

Personazhe të shumtë publikë reaguan dhe dedikuan urime të veçanta për Pavarësinë e Kosovës, mes të cilëve Dua Lipa dhe Elvana Gjata. Në këtë ditë të shënuar për kombin shqiptar, një urim special ka ardhur dhe nga Mozzik.

Ky përvjetor i 13-të e ka gjetur reperin në Dubai, ku ndodhet prej disa ditësh me Loredanën dhe vajzën e tyre, Hanën. Mozzik ka publikuar një video, ku shihet teksa valëvit flamurin kuq e zi, të cilën e ka shoqëruar me një këngë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në një foto tjetër, reperi ka pozuar me flamur të cilin e mban mbi supe. “Urime Kosova ime e dashur”, ka shkruar ai. Sigurisht, kjo ditë speciale nuk ka kaluar pa u përshëndetur as nga partnerja e tij, Loredana e cila ka ndarë gjithashtu imazhe me flamurin shqiptar. /abcnews.al