Me fjalët më të ëmbla, Mozzik dhe Getinjo i urojnë ditëlindjen personit më të shtrenjtë

schedule11:34 - 8 Shtator, 2020

schedule 11:34 - 8 Shtator, 2020

Mozzik dhe Getinjo janë padyshim ndër artistët më të suksesshëm të skenës muzikore shqiptare. Dy vëllerëzit kanë treguar gjithmonë raportin e veçantë që ruajnë me njëri-tjetrin, dhe me familjen e tyre.

Nëna e tyre feston sot përvjetorin e lindjes, ku nuk ka munguar dhe urimi i dy artistëve për personin më të shtrenjtë. Dy vëllezërit nuk kanë nguruar ta shprehë publikisht dashurinë që kanë për të, dhe përmes një postimi në rrjete sociale shkruajnë fjalët më të ëmbla.

Getinjo, teksa ka publikuar një foto ku shfaqet duke puthur të ëmën, shkruan: “Gëzuar ditëlindjen ëngjëlli im!“. Ndërkohë, Mozzik krahas fotos së mamasë që ka ndarë me ndjekësit shkruan: “Urime datëlindja më e shtrenjta ime nanë”. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!