“Me fat që më ke dashur”, 32-vjeçari prek me fjalët e lamtumirës për bashkëshorten që e vranë grabitësit

schedule15:47 - 14 Maj, 2021

schedule 15:47 - 14 Maj, 2021

“Kam qenë me fat që të kam takuar, shumë me fat që më ke dashur, edhe më me fat që ke qenë nëna e fëmijës tim. Lydia do të rritet pa nënën e saj të mrekullueshme, por Caroline, e cila ishte gëzimi i jetës, do të jetë me mua përgjithmonë përmes Lydia … “

Me këto fjalë i ka dhënë lamtumirën e fundit piloti grek 32-vjeçar bashkëshortes së tij 20-vjeçare, Caroline e cila u vra mizorisht nga grabitësit që u futën në shtëpinë e tyre.

Lexo edhe: Me foshnjen në krah, 32-vjeçari i jep lamtumirën të shoqes që u vra nga grabitësit, në vendin ku u dashuruan

Babis Anagnostopoulos, preku me fjalët e tij të pranishmit në ceremoninë mortore të 20-vjeçares në varrezat e Alonissos. Ai mbërriti me helikopterin e kompanisë ku punon sot për t’i dhënë lamtumirën bashkëshortes, ndërsa në krah mbante foshnjën e tyre 11-muajshe.

Nëna e 20-vjeçares, Susan shoqëroi trupin e viktimës nga Athina në Alonissos, ndërsa i ati i cili vuan nga probleme shëndetësore, nuk mundi të jetë prezent. Në ceremoninë mortore gjithashtu morën pjesë të afërm dhe miq të viktimës. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!