“Me fat që jam në këmbë”, Drake jep lajmin e hidhur pas operacionit të vështirë

schedule12:59 - 22 Janar, 2021

schedule 12:59 - 22 Janar, 2021

Drake ka dhënë një lajm të hidhur për adhuruesit e tij. Reperi kanadez ka njoftuar shtyrjen e albumit të gjashtë “Certified Lover Boy” pas një dëmtimi serioz në gju dhe operacionit pasues. “Kisha planifikuar të publikoja albumin tim këtë muaj, por midis operacionit dhe rehabilitimit energjia ime i ishte kushtuar shërimit,” shkroi ai.

“Jam i bekuar që jam përsëri në këmbë duke u ndjerë shkëlqyeshëm dhe i përqendruar në album, por CLB nuk do të lacohet në janar.”, shtoi më tej reperi. Megjithatë, krijuesi i hitit “The Laugh Now Cry Later” siguroi fansat se projektet e tij të reja do të publikohen së shpejti. “Unë pres që ta ndaj me të gjithë në 2021,” tha ai. /abcnews.al

Drake është duke u rikuperuar nga një problem në gju