“Më fal që nuk kam qenë vetëm e jotja”, Fifi dedikim plot dashuri Adisit

schedule21:26 - 23 Qershor, 2022

schedule 21:26 - 23 Qershor, 2022

Prej disa muajsh, këngëtarja e njohur, Fifi po shijon lidhjen e saj të dashurisë me biznesmenin, Adis Patushi. Ata u njohën pas Fifi la lojën e “Big Brother VIP” dhe që nga ai moment janë të pandarë.

Çifti nuk ngurojnë që herë pas here t’i bëjnë dedikime njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Më e fundit është Fifi, ajo që ka ndarë disa foto në Instagram, ku shfaqen duke shkëmbyer puthje.

Ajo madje e ka shoqëruar edhe me disa fjalë tepër të ndjera.

“Përtej dashnisë !
S’jemi te parët ne jetët tona, po një gjë e di – ty ka met dediku veten. M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj. Të gjeta çmenduria ime, dashnia që e kërkova për vite me rradhë. Të dua”, ka shkruar këngëtarja krahas fotove.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

Kujtojmë që Adisi është i njohur për publikun nga martesa që ka pasur me modelen Adrola Dushi, me të cilën ka edhe një djalë./abcnews.al