“Unë shkova të takoja Erion Alibejn për të negociuar për të vrarë Talo Çelën dhe Altin Ndocin, nuk doja t’i vrisja këta me dorën time” kështu mësohet të jetë shprehur në seancën gjyqësore që po zhvillohen në GJKKO, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.
Ai tregoi se pse Erjon Alibej kishte kërkuar takim me të dhe planet për të eleminuar kundërshtarët.
“Elio Bitri më ka njohur me Erion Alibejn. Jam vënë në dijeni që Erjon Alibej kërkonte të më takonte. Dhe Elio me tha që Erion Alibej ka rënë në gjurmët tuaja që vëllai im ka qëlluar në drejtim të vellait të Alibejt dhe familjes së tij.
Në shtëpinë e Eljo Bitrit jam takuar me Arjan Spahiun, njëri i afërm i Erjon Alibejt për të sqaruar që nuk isha unë personi që ka qëlluar në drejtim të vellait të tij dhe familjarëve
Kur kam takuar Erjon Alibejn nuk shkuan për të bërë pazare për vrasje. Unë shkova të takoja Erion Alibejn për të negociuar për të vrarë Talo Çelën dhe Altin Ndocin, nuk doja t’i vrisja këta me dorën time. Doja t’i vriste Erjoni me njerëzit e tij. Pas takimit me Erjonin ndryshoi gjithçka dhe vendosëm të dy që të eleminonim kundërshtarët” tha ai./abcnews.al