Me erëra deri në 160 km/h, stuhia “Isha” godet Britaninë

schedule08:17 - 22 Janar, 2024

schedule 08:17 - 22 Janar, 2024

Mbretëria e Bashkuar është përfshirë nga moti i keq, teksa në orët e fundit është dhënë edhe alarmi për erërat e forta me shpejtësi 160km/h që kanë prekur pothuajse të gjithë vendin.

Kompanitë e energjisë elektrike kanë raportuar ndërprerje të furnizimit në mijëra shtëpi ndërsa janë anuluar dhe disa shërbime të transportit rrugor për shkak të stuhisë “Isha” që vetëm në orët e para të saj ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Aeroporti i Belfast-it anuloi të gjitha fluturimet për në Britani pak përpara se të jepej alarmi për të gjithë banorët që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë larg zonave bregdetare.

Zyra e Meteorologjisë paralajmëroi banorët në Skoci dhe Irlandë që të mos dalin jashtë dhe të strehohen pasi stuhia sjell erëra kërcënuese për jetën. Ndërkohë, në disa zona shiu i dendur i sjellë nga stuhia ka bërë që rrugët dhe komunitetet të përmbyten.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!