“Më e rëndësishmja është të shohim përpara”, Gjimshiti: Falenderoj të gjithë ata që na kanë përkrahur

schedule23:30 - 24 Qershor, 2024

schedule 23:30 - 24 Qershor, 2024

“Legjionarët” e Kombëtares sonë kanë dalë jashtë çdo pritshëmire mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit janë mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, nga “Furia e Kuqe” spanjolle, duke mbyllur përfundimisht aventurën e tyre, në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024.

Një koment pas kësaj sfide e bëri edhe kapiteni i Kombëtares sonë, i cili pas ndeshjes vlerësoi performancën e tifozëve, teksa më tej u shpreh se gjëja më e mirë, pas këtij eleminimi është të shohin përpara për sfidat e radhës.

“E filloj nga ekipi, stafi, të gjithë që kanë qenë të pranishëm. Jam i lumtur për të gjithë ekipin për performancat që kemi treguar në fushë, jo shumë për ndeshjen e parë, ku u emocionuam. Falënderoj gjithë tifozët që na kanë përkrahur dhe mbështetur kaq shumë në çdo ndeshje.

Gjëja më e rëndësishme është të shohim përpara. Patëm një grup ndër më të vështirët. Treguam ndeshje të mira. Kemi bërë gabime, por është një eksperiencë e madhe për ne. Për të gjithë që bënë Europianin e parë, siç jam edhe unë. Të rinjtë do të mësojnë dhe do të përmirësohen shumë”,- deklaroi qendërmbrojtësi “kuqezi”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!