Cristiano Ronaldo feston 35 vjetorin e tij të lindjes dhe urimet për yllin portugez, kanë qenë të shumta. Klubi i Juventusit nuk mund t’i mungonte kësaj liste dhe ka uruar lojtarin e tyre për këtë ditë të shënuar, duke thënë se më e mira nuk ka ardhur akoma, pavarësisht se Ronaldo i ka kaluar të gjitha pritshmëritë.
Urimi i Juventusit për Cristiano Ronaldon:
“Ne mund të flasim për statistikat e tij, të cilat janë edhe të jashtëzakonshme, edhe mbresëlënëse. E vërteta është, sidoqoftë, që Cristiano Ronaldo, i cili sot feston ditëlindjen e tij të dytë me Juventusin, ka kohë që ka kaluar përtej pritshmërive, me mënyrën e tij të jetuarit dhe sportit të frymëmarrjes të ndërthurur në mënyrë të përkryer me ADN-në tonë: punë maksimale, dëshirë për tu përmirësuar dita-ditës dhe një uri e pambaruar për sukses.
CR7 ka veshur fanellën tonë për një vit e gjysmë dhe së bashku kemi përjetuar momente të paharrueshme, me ndjenjën e vazhdueshme se më e mira, nuk ka ardhur akoma.
Ai na ka dhënë disa gola të pabesueshëm, ne kemi festuar 50 herë me të golat e tij, duke shënuar praktikisht kundër të gjithë kundërshtarëve me të cilët është përballur, si në Itali, ashtu edhe në Evropë. Cristiano tani ka barazuar vetëm me rekordin e njëpasnjëshëm të David Trezeguet, duke shënuar në nëntë ndeshje rresht në kampionat.
E gjithë çka mbetet për të thënë, të gjithë së bashku – siç bërtasim me të në festën e tij “Siiiiii”, është: Gëzuar ditëlindjen, Cristiano!”/abcnews.al