Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar ka shprehur dëshirën e saj për një martesë në të ardhmen me partnerin e saj, Adis Patushi.
Nëpërmjet një postimin në Insta Story në Instagram, Fifi ka ngritur dyshimet se mes saj dhe Adisit mund të ketë një martesë së shpejti.
Krahas një video që ka ndarë nga dasma e dy miqve të saj duke i uruar, Fifi ka shprehur dëshirën që pas tyre të jetë radha e saj.
Epo, ne ndjejmë një dasmë në horizont, po ju?
“Urime! Pas jush ishalla…”
Së fundmi, Fifi ka qenë shumë e përfolur edhe për lidhjen e saj me Adis Patushin (i njohur në publik edhe si ish-partneri i modeles Adrola Dushi me të cilën ka dhe një djalë të vogël të quajtur Troi).
/abcnews.al/