Më e keqja s’ka ardhur ende, tërmeti në tregun e kriptomonedhave: Bitcoini po i “varros” të gjithë

schedule11:51 - 15 Qershor, 2022

schedule 11:51 - 15 Qershor, 2022

Bitcoin ra të mërkurën në nivelin më të ulët gjatë 18 muajve të fundit, duke tërhequr me vete tokenët më të vegjël ndërkohë që nxiti një rënie tepër të madhe në tregjet e kriptove. Gjithçka u shkaktua nga vendimi i kompanisë Celsius për të bllokuar tërheqjet e klientëve në kripto. Celsius është kompania më e madhe huadhënëse e kriptove në botë.

Kriptomonedha më e madhe në botë, Bitcoin, ra gjatë ditës së fundit me 7.8% në 20 289 dollarë, më e ulëta që nga dhjetori 2020. Bitcoin ka humbur rreth 28% të vlerës që nga e premtja dhe më shumë se gjysmën e vlerës së tij këtë vit. Që nga niveli rekord prej 69,000 dollarë në nëntor, ai ka rënë rreth 70%.

Pritjet për rritje të fortë të normave të interesit nga Rezerva Federale, ndërsa inflacioni në ekonominë më të madhe në botë rritet, gjithashtu kanë rritur presionin mbi aktivet e rrezikshme nga kriptovalutat tek aksionet, raporton abcnews.al.

Fondet kripto u përballen me një rënie prej 102 milionë dollarësh javën e kaluar, sipas Menaxherit të Aseteve Dixhitale CoinShares, duke cituar parashikimin e investitorëve për politika më të shtrënguara të bankës qendrore ndaj inflacionit. Vlera e tregut global të kriptove ka rënë nën 900 miliardë dollarë, tregojnë të dhënat e CoinMarketCap, nga një kulm prej 2.97 trilion dollarësh në nëntor.

“Unë mendoj se ne jemi ende në mes të këtij zhvillimi negativ për fat të keq, loja nuk ka përfunduar.”

Celsius ka punësuar avokatë ristrukturimi dhe po kërkon opsione të mundshme financimi nga investitorët, raportoi Ëall Street Journal, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje. Celsius po eksploron gjithashtu alternativa strategjike duke përfshirë një ristrukturim financiar, tha ai.

Edhe kriptovalutat më të vogla, të cilat priren të lëvizin së bashku me Bitcoin, ranë gjithashtu. Ether, monedha e dytë më e madhe, ra me 12% në 1 045 dollarë, një nivel i ri i ulët në 15 muaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!