Më e bukura e botës për vitin 2022 zgjidhet përfaqësuesja polake

schedule19:21 - 17 Mars, 2022

schedule 19:21 - 17 Mars, 2022

Karolina Biewleska nga Polonia është shpallur Miss World në edicionin e 70, që u organizua në San Juan të Porto Rikos. Kjo është hera e dytë që një përfaqësuese e Polonisë fiton kurorën e më të bukurës së botës, pas Aneta Kreglicka, që fitoi në 1989.

Karolina është modele prej moshës 14-vjeçare dhe merr pjesë çdo vit në javët e modës në Milano, Paris e Nju-Jork. E diplomuar në menaxhim biznesi, 23-vjeçarja shpreson që një ditë të jetë një prezantuese televizive, ndërsa pasion ka udhëtimet e aventurat.

Kujtojmë që eventi  i Miss World i organizuar për në dhjetor të vitit të shkuar, u shty për shkak të valës së re të koronavirusit dhe variantit Omicron, në fund të vitit 2021.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!