Me dyer në anën e kundërt, prezantohet “bisha” e re elektrike me 800 kuaj fuqi

schedule19:00 - 22 Mars, 2022

schedule 19:00 - 22 Mars, 2022

Momentum është supermakina e re që i bashkohet botës së automjeteve elektrike. Makina është prodhuar nga kompania CryptoDATA në Rumani, që është aktive në tregun e smartphonëve dhe laptopëve. Projekti i parë automobilistik i kompanisë u zbulua më 19 mars në Bukuresht.

Supermakina elektrike do të pajiset me një njësi qendrore të fuqishme që do të lidhet me pjesën tjetër të sistemeve të makinës, duke reduktuar kohën e karikimit të baterisë së saj. Për sa i përket pamjes, modelja adopton një model shumë futurist që i jep një pamje ekscentrike.

Një detaj i veçantë janë dyert që hapen në anën e kundërt. Thuhet se sistemi i lëvizjes do të jetë në gjendje të prodhojë mbi 800 kf dhe shpejtësia maksimale do të jetë ndërmjet 350 dhe 400 km/orë. Makina për momentin është në formën origjinale. Versioni i prodhimit do të zbulohet pas tre vitesh.

supermakina e momentit Rumania

supermakina e momentit Rumania

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!