“Më duket sikur po…”, Donaldi i hapet Egzonës dhe tregon se çfarë e shqetëson

schedule19:57 - 25 Janar, 2022

schedule 19:57 - 25 Janar, 2022

Donaldi ka qenë mjaft i ngarkuar emocionalisht. Dalja e Beatrixës, mungesën e së cilës e ka shprehur shpeshherë por dhe intensiteti i lojës kanë bërë që aktori i humorit të ndihet në këtë mënyrë. Kjo është vënë në pah dhe nga deklarata që bëri së fundmi për të dalë nga shtëpia e Big Brother VIP.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, Donaldi teksa ka qenë duke biseduar me Egzonën, ka treguar dhe se çfarë e shqetëson. Ai ka folur për gjendjen emocionale duke shtuar se sikur po e humbet veten e tij me gjithë këto situata që kanë ndodhur. “Më duket sikur po e humbas veten time këtu brenda”, u shpreh ai.

“Mos e harro arsyen për çfarë je futur”, i tha Egzona ndërsa Donaldi shtoi më pas: “Ajo arsye po më mban mua këtu”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!