Para tre vitesh Barcelona pikasi Ronald Araujon te Boson River në Uruguai dhe e bleu për 4.7 milionë euro. Në një intervistë për mediet spanjolle, talenti tregon vështirësitë e të përshtaturit me futbollin e Barcelonës. Araujo shprehet se i dukej sikur topi lëvizte me 200 km/orë.
“Kur erdha te Barcelona kisha luajtur në një stil tjetër futbolli në Uruguai. Atje mjaftoje të ndiqje sulmuesindhe të vrapoje. Te Barça më pas ishte shumë ndryshe, më dukej sikur topi fluturonte, sikur ecte me 200 km/orë dhe pozicionimi më dukej shumë i vështirë.
Gjithsesi nuk kalova në depresion, por vazhdova të stërvitesha fort dhe u mësova. Tani jam mësuar dhe mendoj të përmirësohem”, u shpreh Araujo. /abcnews.al